Familja e ka pritur me padurim Messin në shtëpi, që të kthehej nga ndeshja me Malagën, për të festuar ditëlindjen e mamasë së tij, Doña Celia. Ato kanë festuar me të madhe dhe si mund të jetë ndryshe. Lojtari i Barcelonës ka hedhur një nga fotografitë e këtij momenti festiv në Instagram. Në të, pas tortës me qirinj të ndezur, Leo shfaqet dorështrënguar me nënën e tij të dashur. Shumë shpejt urimet i kanë ardhur, përmes komenteve në këtë rrjet social, nga vende të ndryshme të botës dhe në një numër të konsiderueshëm gjuhësh.
Shumë prej tyre e falënderojnë Doña Celia që ka sjellë në këtë botë personin që e konsiderojnë si lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Natyrisht, fitorja në “La Rosaleda”, me një gol vendimtar, të shënuar nga lojtari argjentinas, i ka dhënë një gëzim të shtuar festës së ditëlindjes së mamasë së Messit, në të cilën ka qenë e pranishme shumica e familjes.