TIRANË- Imamët e vetëshpallur që po gjykohen për xhihad kanë lëshuar thumbin e radhës. Në çdo seancë ata përmendin emra të njohur të politikës, nis nga Saimir Tahiri, Lulzim Basha dhe kësaj radhe kanë pasur në fokus Ben Blushin. Gjatë një momenti pauze në sallën e gjyqit kur trupi gjykues ishte tërhequr për vendim, njëri prej të akuzuarve, Fadil Mulsimani, lëshoi batutën e radhës:
“O Allah, dënoje Ben Blushin që tallet me myslimanet në romanin e tij!”