Në vigjilje të ndeshjes së shumëpritur për shqiptarët, Shqipëri-Zvicër, Syri.net sjell disa fakte, që në dukje favorizojnë kombëtaren kuq e zi.
Zvicra nuk e ka fituar asnjëherë ndeshjen e parë në një kampionat evropian. Madje, gjatë tre pjesëmarrëseve në këtë kompeticion, helvetët nuk kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve. Zvicra ka fituar vetëm një ndeshje gjatë kampionateve evropiane, atë ndaj Portugalisë në vitin 2008, por pasi ishin eliminuar matematikisht nga “EURO 2008”.
Por, ka edhe sisa fakte që favorizojnë zviceranët. Në 6 përballjet direke me Shqipërinë, Zvicra nuk ka humbur asnjëherë. Gjithashtu, helvetët kanë shënuar gjithmonë, gjatë këtyre takimeve.