Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka mbajtur një deklaratë për mediat këtë të premte jashtë godinës së KQZ-së ku ka akuzuar Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për zvarritje të procesit të shqyrtimit të ankesave që ai ka depozituar në lidhje me procesin e votimit në Bashkinë Kuçovë.
Maliqi tha se janë bërë mbi 700 votime në grup dhe KQZ nuk pranon të publikojë pamjet e kamerave të sigurisë.
Mes të tjerash, Maliqi thotë se në shumë kamera të sigurisë ka vetëm 2 orë regjistrime përgjatë votimeve dhe procesit të numërimeve.
“Jam pranë KAS për sot në ditën e katërt pas vendimit politik të shprehur publikisht nga ana ime, sot e keni të mbyllur KQZ dhe KAS vetëm sepse kërkojnë të zvarrisin ankimimin për KAZA nr 64 bashkia Kuçovë për krimin e rëndë elektoral të faktuar me prova.
U bënë 6 seanca, në datë 12 pas vendimi paraprak të KAS për rrëzimin e një pike të hapjes së rinumërimit të votave ne sipas procedurës bëmë ankimimin. KAS këtë herë nxitoi me urdhër politik duke rrëzuar 4 me 1 të gjitha pretendimet në Bashkinë Kuçovë”, tha ai.
Kujtojmë se kandidati i BF për Kuçovën ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për bashkinë e Kuçovës duke pretenduar se ka pasur shkelje të rënda gjatë procesit zgjedhor.