Forcat RENEA kanë ekzekutuar 62-vjeçarin, Ramiz Muçollari, i cili plagosi gruan e djalin në fshatin Qesarakë, Maliq dhe nuk pranoi ti dorëzohej policicë.
Pas ngjarjes, policia ka shkuar në vendngjarje, ku ka konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar Ramiz Muçollari, i cili i armatosur me armë zjarri, ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.
Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilat rrethuan zonën dhe u përpoqën të negociojnë me shtetasin Ramiz Muçollari, që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe ka vijuar të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.
Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se Muçollari, vuan nga probleme të shëndetit mendor.