Policia ka arrestuar një 68-vjeçar në Maliq, pasi ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.
Ka qenë babai i vajzës ai i cili ka denoncuar rastin në polici. Sipas deklarimeve, bëhet me dije se i moshuari Pëllumb Lamçe ka zhveshur 8 vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Mësohet se ka qenë një vajzë tjetër më e rritur në moshë, që i ka parë te këndi i lojërave te shkolla e fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin.
Sipas banorëve, i moshuari është i martuar, me dy fëmijë. Këta të fundit jetojnë jashtë vendit.