Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur në Maliq aksidentalisht teksa pastronte armën e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të dielës në fshatin Zëmblak.
Ai ka qenë duke pastruar armën tip çifte, ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht. Për pasojë 50-vjeçari ka humbur jetën.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
NJOFTIMI I POLICISË:
Maliq/Informacion paraprak: Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.