Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mali i Zi, prokuroria nis hetimet ndaj ish-presidentit Gjukanoviç

2024/04/26 at 9:14 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mali i Zi, prokuroria nis hetimet ndaj ish-presidentit Gjukanoviç

Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë ka filluar hetimet të premten lidhur me një intervistë të ish-presidentit të Malit të Zi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç. Pasi të bëhet një analizë e hollësishme, prokuroria tha se do të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse do të konstatojë vepra të mundshme penale.

“Prokuroria i ka dhënë urdhër Drejtorisë së Policisë për marrjen dhe dorëzimin e intervistës nga portali ‘Antena M’ pranë kësaj prokurorie në formë elektronike dhe pas një analize të detajuar të intervistës do të ndërmerren masa dhe veprime të tjera nëse është e nevojshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në një intervistë për median e njohur malazeze “Antena M”, ish-presidenti i Malit të Zi paralajmëroi për atmosferën e rënduar të kohëve të fundit në Malin e Zi.

“Revanshizmi është vetëm një emër politik për hakmarrjen. Kjo do të thotë se nuk ka vetëdije, se duhet të vihet një vijë ndarëse në praktikën malazeze të hakmarrjes. Ai që po bën këtë tani, nuk e kupton se tashmë ka nisur një faqe të re hakmarrjesh në Malin e Zi”, tha zoti Gjukanoviç në intervistën në fjalë.

Reagimi i ish-presidentit Gjukanoviç u bë pas arrestimit të zyrtarëve malazezë. Ai mbështeti peticionin dërguar Prokurorisë së Posaçme, ku kërkohej që ish-Prokurori i Posaçëm Milivoje Katniç të lejohej të hetohej në gjendje të lirë.

Katniç u arrestua më 14 prill, me kërkesë të Prokurorisë Posaçme, e cila e akuzon për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Atij i është dhënë masa e paraburgimit për një muaj. Po atë ditë u arrestua ish-ndihmës drejtori i policisë Zoran Lazoviç dhe tri ditë më vonë edhe Jelena Peroviç, drejtoreshë e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në dy vitet e fundit janë arrestuar ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica, e cila po hetohet në gjendje të lirë, kryetari i Gjykatës Ekonomike Blazho Jovaniç, ish-drejtorët e policisë, Veselin Veloviç dhe Slavko Stojanoviç dhe ndihmësi i Katniç në Prokurorinë e Posaçme, Sasha Çagjenoviç.

Të arrestuarit janë akuzuar nga qeveria e tanishme se mbrojtën pushtetin e Gjukanoviç, njerëzit e tij të afërt dhe zyrtarët e DPS-së që mbanin poste qeveritare. Gjukanoviç ishte kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në pushtet për tre dekada, kryeministër për disa mandate dhe president i shtetit.

Partia e tij humbi pushtetin në zgjedhjet e gushtit 2020, ndërsa ai përfundoi mandatin e tij si president i Malit të Zi në maj të vitit 2023 pas humbjes në zgjedhjet presidenciale. Gjatë qëndrimit në pushtet, zoti Gjukanoviç ndërtoi marrëdhënie të mira me vendet e rajonit, me përjashtim të Serbisë. Marrëdhëniet me Beogradin zyrtar dhe me Kishën Ortodokse Serbe u përkeqësuan në vitin 2019 pas miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë.

Në vitin 2017, Mali i Zi nën udhëheqjen e Milo Gjukanoviçit u bë zyrtarisht vendi i 29-të i NATO-s. Rusia reagoi ndaj anëtarësimit të Malit të Zi, duke ndërmarrë hapa praktike për ta ndëshkuar atë për radhitjen me perëndimin dhe duke përdorur edhe një përpjekje për grusht shteti në këtë vend. Moska me ndihmën e Beogradit zhvilloi një fushatë negative ndaj Malit të Zi, e cila vazhdon edhe sot dhe mbështeti forca të ndryshme politike që kontrollohen nga këto dy vende./VOA

Ju sugjerojmë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Para
Studion tre vjet, por universiteti s’e diplomon! Gjyqtarja nuk zbardh vendimin

Studion tre vjet, por universiteti s’e diplomon! Gjyqtarja nuk zbardh vendimin

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 27 prill 2024

TE FUNDIT

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
14 Maj, 2025

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe...

Lexo më shumë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
14 Maj, 2025

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin,...

Lexo më shumë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia e PD-së deklaroi se PS fitoi zgjedhjet e 11 Majit duke blerë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com