Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së dy personave mëngjesin e sotëm në Malësinë e Madhe, Lul Rakaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj të cilët u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për kapjen e autorit u angazhuan dy grupe të Forcave Speciale Renea, si edhe Forca Kombëtare e Sigurisë e Njësisë Shkodër.