Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mal i Zi, takimi i drejtuesve rajonalë dhe të BE-së mbi Rritjen e Ballkanit

2024/05/16 at 7:00 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mal i Zi, takimi i drejtuesve rajonalë dhe të BE-së mbi Rritjen e Ballkanit

Në qytetin bregdetar të Kotorrit, në Malin e Zi është duke u mbajtur takimi dyditor i Udhëheqësve Rajonalë të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerët e BE-së dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nga i gjithë rajoni.

Në këtë takim dy ditor merr pjesë edhe Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, angazhimi i të cilit u përqëndrua në integrimin ekonomik rajonal.

Këshilli i BE-së miratoi një plan prej gjashtë miliardë eurosh për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të përshpejtimit të reformave dhe rritjes ekonomike, nga të cilat dy miliardë në grante dhe katër në kredi të favorshme të garantuara nga BE.

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O’Brien po merr pjesë në takimin e Udhëheqësve Rajonalë të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor në qytetin bregdetar të Kotorrit në Mal të Zi , së bashku me partnerët e BE-së dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nga i gjithë rajoni.

Angazhimet e tij në këtë takim u fokusuan në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor me sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, ku do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Zoti O’Brien tha se “SHBA mbështet planin zhvillimor që ka të bëjë me 18 milionë njerëz për një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendet e tyre. Këtë vit, vendet që i përmbushin këto reforma do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime më të ulëta, ndoshta në 7 %.”

Kryeministri i Malit të Zi , Milojko Spajiq duke përshëndetur pjesëmarrësit tha se në kontekstin e sfidave në aspektin ekonomik, Mali i Zi është i përkushtuar për zhvillimin infrastrukturor në përputhje me planin deri në vitin 2030.

Spajiq tha se “ besojmë që investimi tek të rinjtë është një investim në një të ardhme të sigurt, ndaj besojmë se të rinjtë janë çelësi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

“Duke hapur horizonte të reja, jam i sigurt se do t’i afrohemi tregut të Bashkimit Evropian. Investimi në burimet njerëzore dhe ruajtja e tyre, do të ndihmojë në arritjen e qëllimeve objektive të përshkruara në Planin e Rritjes”, tha Spajiq.

Nuk ka më justifikime që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati për anëtarësim në BE, tha komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

“Nuk është vetëm një plan për integrimin e rajonit në BE, por se ai po zhvillohet vetvetiu. Duhet të përfitoni nga mundësia që ju jep anëtarësimi në BE dhe jo vetëm anëtarësimi, por edhe periudha para anëtarësimit. Mendoj se kjo kornizë ndihme për Ballkanin Perëndimor ofron mundësi pragmatike. Rajoni ka humbur shumë mundësi, nuk ka kohë më të mirë se tani për të filluar punën seriozisht në rrugën drejt standardit evropian”, tha Varhelyi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij ripërsriti që Serbia ta njohë Kosovën dhe ta dorëzojë terroristin Milan Radojçiq, i cili sipas tij ishte i përfshirë në sulmin e Banjskës më 24 shtator.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë janë të domosdoshme. Kërkojmë nga Serbia që ta dorëzoj Milan Radojçiqin në Kosovë dhe gjithashtu grupin e tij paramilitar që e ka vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjakun me 24 shtator”, tha Kurti.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime në Urainë dhe ka sjellë kriza në Evropë.

Në takimin dyditorë rajonal të Kotorrit marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina./VOA

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Vota e diasporës, Bylykbashi: Të bashkëpunohet me një postë private, qytetarët nuk i besojnë Postës Shqiptare

Vota e diasporës, Bylykbashi: Të bashkëpunohet me një postë private, qytetarët nuk i besojnë Postës Shqiptare

Franca, Gjermania dhe Italia letër Albin Kurtit, insistojnë në draft-statutin e Lajçakut

Franca, Gjermania dhe Italia letër Albin Kurtit, insistojnë në draft-statutin e Lajçakut

Houthi paralajmëron sulme ndaj anijeve që shkojnë drejt Izraelit

Houthi paralajmëron sulme ndaj anijeve që shkojnë drejt Izraelit

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com