Eshtë kthyer në makth mbrëmja e të dielës për të gjithë ata që udhëtojnë nga plazhet e jugut drejt Tiranës. Aksi Vlorë- Radhimë për të disatën javë rresht ka shënuar një ngarkesë të jashtëzakonshme automjetesh që ka çuar në bllokimin e qarkullimit dhe krijimin e një vargu të gjatë makinash, që vijon edhe në këto momente.
Burime për Opinion.al, tregojunë se forcat e policisë janë prezente në këtë aks, madje duke gjobitur makinat që tentojnë të parakolojnë për t’i shpëtuar radhës së gjatë, por sërish situata mbetet problematike. Duket se krijimi i lungomares dhe ndarja e rrugës në dy korsi nuk e ka ndihmuar këtë aks, që gjatë kësaj vere veçanërisht në fundjavë po rezulton problematik.
Fotot më poshtë, flasin qartë për situatën e krijuar.