Një kamion dhe një “Benz” janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në rrugën Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.
Sipas KlanNews, ka mësuar se kamioni ishte ndalur në rrugë pasi kishte probleme me gomën dhe në ato momente, “Benzi” që ka qenë duke udhëtuar në atë rrugë ka frenuar, por kjo nuk e ka shmangur përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.
Në makinë ndodheshin 3 persona të së njëjtës familje.
Për pasojë kanë pësuar lëndime mamaja dhe djali i mitur 13-vjeçar. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Lushnjës, ndërsa sipas raportimeve paraprake, i mitur paraqitet në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.