Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në Burrel. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një qytetar teka po kalonte në rrugë.
Përplasja ka qenë fatale për kalimtarin që ka humbur jetën në vend. Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe po punon për identifikimin dhe arrestimit e drejtuesit të makinës që shkaktoi aksidentin./ Opinion.al