Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Fllakës”.
Si pasojë e përplasjes së fortë dhe plagëve të marra, 40 vjeçari ka ndërruar jetë.
Mësohet se policia ka ndaluar shtetasin Kushtrim Ismalaj, 26 vjeç, banues në Durrës, i cili drejtonte mjetin tip “Ford” me targa AA 630 FF.
Ndërsa policia po punon për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit.