Një aksident rrugor i ka marrë jetën një gruaje në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në rrugën “Konferenca e Pezës”.
Gruaja, një 61-vjeçare me iniciale L.N., u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkaq, shoferi i automjetit është arreatuar nga policia.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. N., 61 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.