Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar në kryeqytet. Policia bën me dije se një 31-vjeçar, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”.
“Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al