Një 59-vjeçar me inicialet F.Z, nga Kuçova, ka gjetur vdekjen si pasojë një aksidenti. Ai është përplasur nga një automjet tip “Benz” me targa AA 328 MM. Aksidenti ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar mbrëmjen e djeshme.
Për aksidentin është arrestuar 42-vjeçarja, Nevjana Isufi.
59-vjeçar ishte duke ecur në këmbë kur u përplas. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, ku ka ndërruar jetë më pas.