Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot.
Sipas policisë, automjeti me drejtues personin me inicialet B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.
63- vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
‘Kukës/Informacion paraprak. Në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot, automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.
I dëmtuar është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale’, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.