Një këmbësore është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.
Sipas Klan News, këmbësorja është një grua rreth të 60-ve e cila është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në trup dhe ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
60-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur mjeti e ka përplasur.
Policia mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që pak metra më tutje janë përplasur dy automjete të tjera por pa të lënduar. Dyshimet e para për të dyja aksidentet janë se kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës.