Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Bypassin e Fierit, në afërsi të spitalit “Memorial”.
Sipas Klan News një automjet tip “Mazda” është përmbysur në mes të autostradës ndërkohë që shoferi dhe djali i tij kanë marrë lëndime të lehta në trup dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë Policia Rrugore dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti./tvklan.al