Makina pa shofer- kjo është një temë për të cilën është folur kaq shumë. Shumë kompani, përfshi edhe Tesla dhe Google kanë punuar për të krijuar makina autonome.
Në rrugë kanë dalë shumë argumente pro dhe kundër makinave pa shofer:
Problemet e mbipopullimit të rrugë.
Mbipopullimi është një ;problem serioz me të cilin përballemi në qendrat urbane në të gjithë botën. Mbipopullimi ka shumë arsye dhe ne nuk do të qëndrojmë këtu. Por ajo që dimë është se kaq shumë makina në rrugë mund të krijojnë probleme serioze me trafikun.
Infrastruktura me rrugë komplekse e bëjnë të vështirë të ngasësh makinën.
Rrugët nuk janë të lehta. Disa prej tyre kanë anash ose pranë tyre disa punë, ndërtime ose shërbime të tjera. Nuk është e lehtë për ne që të mbajmë makinën në rrugë në konditat të ndryshueshme. Gjithashtu ndryshimi i motit është një gjë që ne si njerëz nuk mund të jemi gjithnjë pro- aktiv. Makinat pa shofer do të pajisen me sensor që njohin rrezikun, ku përfshihet edhe rrëshqitja në rrugë në ditët me shi.
Strese të tjera që lindhen me përballimin e drejtimit të makinës.
Ja ku jemi. Të ngasësh makinën është një punë e lodhshme. Ajo kërkon lodhje mendore për të shkuar nga pika A në pikën B. Ne si njerëz nuk jemi gjithmonë të lirë mendërisht që të mendohemi dhe të përqendrohemi në timon. Shpesh herë gropat në rrugë ose rruga pa cilësi na e bën jetën të lodhshme. Gjithashtu mund të pësojmë sëmundje si shoferë nga irritomi dhe stresi në rrugë. Makina pa shofer na e bën rrugën të lehtë dhe na liron nga streset në rrugë.
Të ngasësh vetë makinën- kjo e redukton rendimentin personal.
Në qoftë se një shoferi makinë i jepen dy opsione: njëri për të ngarë makinë vetë, dhe opsioni tjetër që dikush të të ngasë makinën. Po të ngasësh makinë në një rrugë të gjatë, e ul seriozisht efektivitetin personal. Imagjino sikur makina të tregojë kujdes për veten e vet, ju mund ta përdorni këtë kohë për të bërë një gjë tjetër produktive.
Një nga mënyrat për të zhvilluar efektivitetin personal është të kesh makinë pa shofer.