Policia e Vlorës ka shpallur një 20-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, pasi qarkullonte me një automjet që drejtohej pa leje drejtimi nga një 17-vjeçar.
Ndërkohë, adoleshenti që drejtonte mjetin luksoz tip “Porsche” është proceduar penalisht.
Mësohet se 20-vjeçari Xhuljano Hodaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.