Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.
Mësohet se shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.