Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e të premtes në Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypassi”.
Sipas policisë, në aksident u përfshi një makinë “Ford” e policisë që drejtohej nga një efektiv me iniciale G. S dhe një furgon “Fiat”, i një shoqërie private të ruajtjes dhe sigurisë fizike me shofer shtetasin me iniciale V. D.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer veprimet administrative për këtë rast, thotë policia në njoftimin për mediat.