Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë, ku një mjet ka humbur kontrollon duke rënë disa metra në greminë.
Sipas informacioneve, një person rezulton të ketë qenë brenda mjetit, i cili fatkeqësisht raportohet të ketë vdekur.
Ekipet zjarrfikës të Elbasanit, ato të Emergjencave Civile dhe të Kërkim-Shpëtimit Malor prej disa orësh po vijojnë kërkimet, por terreni i thepisur malor e bën të vështirë punën e tyre.
Bashkia e Elbasanit ka kërkuar ndihmë pranë Emergjencave Civile, që kanë dërguar edhe një helikopter të ndihmës së shpejtë, i cili ka mundur të lokalizojë mjetin.