Një 50-vjeçar ka humbur jetë në një aksident rrugor të ndodhur në Devoll.
Policia bën të ditur se i vdekur ka mbetur G.Ll, banues në fshatin, i cili humbi kontrollin e automjetit me targë DV 1457 A.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se mjeti ka qenë duke dalë nga fshati Vërlen dhe se drejtuesi udhëtonte i vetëm.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.