Tre persona janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur pasditen e të dielës në Kukës.
Burimet policore bëjnë me dije se ata po udhëtonin me një makinë me targa AA 965 MK, e cila ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë.
Mësohet se një prej të plagosurve i cili ndodhet në gjendje më të rëndë është dërguar në Tiranë. Dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Kukësit.
Emrat e të plagosurve ende nuk dihen.