Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në afërsi të Gramshit.
Një automjet ka rënë në liqenin e Banjës, pranë fshatit Shushicë. Deri tani është nxjerrë trupi i pajetë i një personi, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë me viktimën në automjet.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe forcat zjarrfikëse, por shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.