Qytetarët anonim vazhdojnë të denoncojnë kërcënimet apo vjedhjet nga banda e Shullazit. Kësaj radhe është rasti i grabitjes së një makine prej 100 mijë euro, një qytetari nga Fushkruja.
“Grabitjen e makinës prej 100 mije eurosh nga Mili i Partise Siçiliste” shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, duke bërë publike denoncimin e “qytetarit dixhital” në profilin e tij të facebook-ut.
“Përshëndetje nuk kam dashur të shqetësoj por para 2 muajve ne kaluam një situatë shumë të vështir me Shullazin që doja t’ja horroja emrin, kur të kesh kohë do ta tregoj nga afër por makinën 100 mi euro na e mori për një xhiro dhe erdhi edhe duke na bërë presion. Makinën e mban akoma. Shullazi me fal për edukatën një …. nga Fushkruja”, ky ishte denoncimi që Berisha ka publikuar kësaj radhe.