Majlinda Bregu, ish-Ministre e Integrimit, duket se ka vendosur të “rikthehet” në kabinetin qeveritar, pjesë e të cilit ka qenë para zgjedhjeve të vitit 2013. Të jetë thjesht çështje nostalgjie?
Në instagramin e saj, deputetja demokrate ka postuar një foto të kapur gjatë mbledhjes së kabinetit Berisha, kohë më parë. Bregu e shoqëron me mbishkrimin “Throwback”-“Rikthim”.
Duket se Kryetarja e Komisionit të Integrimit e ka të vështirë të ndahet nga kujtimet e një ekperience të gjatë si Ministre e Integrimit, për të cilën ka thënë shpesh se ka qënë periudha më intensive dhe e veçantë e jetës së saj.