Deputetja demokrate, Majlinda Bregu duke folur sot në parlament shprehu bindjen se reformë në drejtësi do të trasformojë drejtësinë e politikën.
“Do të na japë mundësi të vrasim edhe sikur ngadalë, kohen e kanibalizmit politik, që së pari vrau mendimin politik, e permes tij, sot ja ku gelojme ne politike, nje qe di të flase, 10 qe s dijnë të flasin, të tjerë qe as flasin e as mendojne, ca qe brutalitein dhe agresivitetin e kane atu, dhe te tjere qe moralin që shesin natën, tentojnë ta blejnë ditën”, tha ajo.
Duke cituar, Oskar Wilde, Bregu tha “askush nuk eshte aq i pasur sa te bleje te shkuaren e vet, por askush nuk eshte as kaq i fortë sa te nxije te sotmen e tjetrit”.
Sipas saj, reforma do të zbardhë si e kush e kap shtetin, duke abuzuar me pushtetin, duke koncensionuar të vërtetat dhe duke mëkuar mashtrimet si programe elektorale dhe alencat politike si garanci per zbatimin e tyre.