Pas lajmit të publikuar ditën e sotme në media se Rama dhe Meta kanë propozuar deputeten demokrate Maljlinda Bregu si kryenegociatore me BE. Burime të opinion.al, pranë LSI kanë deklaruar se Ilri Meta dhe LSI nuk kanë dhënë konsus dhe as ndonjë emër tjetër për kryenegaciatore me BE, ndërkohë që në Partinë Socialsite nuk thonë asgjë për këtë çështje.
Më herët u raportua në media se kushti i vetëm është që ky kryenegociator, përpara se të emërohet, duhet të ketë konsensusin e maxhorancës dhe opozites. Po ashtu u raportua se kryeministri Rama kishte propozuar Majlinda Bregun në këtë pozicion e që kishte marrë edhe pëlqimin e Metës, por që ishte refuzuar nga kreu demokrat Lulzim Basha./opinion.al