Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Majlinda Bregu fiton postin e Sekretarit të Përgjithshëm të RCC, falenderon Bushatin

2018/04/23 at 4:05 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Majlinda Bregu fiton postin e Sekretarit të Përgjithshëm të RCC, falenderon Bushatin

Ish-ministrja e qeverisë Berisha, që pati përplasje të forta me Lulzim Bashën duke humbur pozitat në PD, Majlinda Bregu është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e RCC. Detyrë që e nis në Janar 2019 dhe e përfundon në 2021.


Përmes një statusi në facebook, jo me pak krenari ajo thotë se fitoi edhe Shqipëria, ndërkohë që nuk harron të falenderojë ministrin e Jashtëm, Dimtir Bushati që propozoi emrin e saj për këtë post të rëndësishëm në një organizëm europian.

“Fituam:Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim! Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time. U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore! Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!”, shkruan Majlida Bregu.

Menjëherë ka reaguar miku i saj, Astrit Patozi, i cili thotë me ironi se Majlinda duhet të falenderojë Lulzim Bashën:

“Mund të thuhet pa frikë se emërimi i saj është e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këto 5 vjet, që kur kryetar i saj u caktua Lulzim Basha. Sepse ka qenë i vetmi rast kur ky i fundit nuk ka pasur mundësi të ndikonte apo “ndihmonte” për të regjistruar një humbje tjetër. Ndaj edhe Majlinda nuk ka pse të mos e falenderojë edhe Lulin. Krenarë që Europa njohu dhe vlerësoi një nga investimet më të qenësishme dhe serioze të Partisë Demokratike në 15 vitet e fundit”, shkruan Patozi në një status në facebook.

Sakaq, në faqen online të RCC konfirmohet emri i Sekretres së re të Përgjithshme për periudhën 2019-2021. Po kështu pretendenti tjetër në këtë garë, malazezi Igor Luksic do jetë sekretar pas Bregut, në përriudhën 2022-2024.

Sa i përket buxhetit të këtij këshilli, në statut thuhet se përveç Komisionit Europian i cili është financuesi kryesor, secili prej vendeve anëtare ka detyrimin të japë të paktën 50 mijë euro në vit. Ç’ ka do të thotë se buxheti i RCC nuk është më i vogël se 1.2 milionë Euro në vit./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Para
Flakët ‘shkrumbojnë’ fabrikën e riciklimit të mbetjeve në autostradën Tiranë-Durrës

VIDEO/Fabrika e djegur, institucionet 'ping-pong', nuk shkojnë të matin nivelin e ndotjes

Ja cilit prind duhet t’i ngjajë fëmija që të jetë sa më i shëndetshëm

Ja cilit prind duhet t’i ngjajë fëmija që të jetë sa më i shëndetshëm

Femrat duhet ta lexojnë, ja çfarë rreziku mbart bërja e thonjve me xhel

Femrat duhet ta lexojnë, ja çfarë rreziku mbart bërja e thonjve me xhel
















TE FUNDIT

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës”...

Lexo më shumë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com