Deputeti Pandeli Majko ka mbajtur fjalën e tij në punimet që po zhvillon sot Kongresi i Partisë Socialiste. I njohur për mbështetjen ndaj Kryeministrit Rama në përplasjet me Ben Blushin, por edhe për qëndrimin realist për shkeljet në statut, fjala e deputetit Majo ka qenë e një rëndësie të veçantë në punimet e këtij kongresi. E teksa kujtojmë dilemën në të cilën Blushi i vuri kolegët deputetë, mes partisë dhe Shqipërisë Majko ka zgjedhur këtë të dytën. Ai e ka mbyllur fjalën e tij me shprejen: Rroftë Shqipëria!