Ish-Kryeministri Pandeli Majko e quan kandidimin e Eduart Ndocajt për kryetar të PS, një histori humori.
“Askush nuk ka guxuar që me tre muaj deputet të kandidojë për kryetar. Këto janë ca sindroma që ne i kalojmë thjesht me buzëqeshje”, tha Majko në emisionin Top Story.
Ndërsa i pyetur për akuzat e Ben Blushit se Edi Rama është drejtues autoritar, Majko u përgjigj se “Edi Rama vetëm pamjen ka të frikshme, por brenda tij fle një fëmijë”.//a.h