TIRANE- Sot Kryeministri Edi Rama shpërndau tesera partie në Tiranë në fushatën për të zgjeruar partinë. “Është një takim që ne po bëjnë në procesin e anëtarësimeve të reja dhe në riorganizimin e transformimin e PS”, thai. Po e kthej pak ndryshe axhendën e takimit, ndaj dua të përfitoj nga rasti i pranisë këtu të disa deputetëve të PS për të dhënën fillimisht disa karta dhe pastaj për të bërë dhe pjesën tjetër të takimit”, vijoi Rama.
Ai shtoi se “Kartën e parë dua të jap Pandeli Majko. Përpara se të marr kartën, ti Pandi thuaj një fjalë.”. Ndërkohë, e menjëhershme ka qenë dhe batuta e Majkos, ndërsa ai pohoi se ‘Unë kam dorë të keqe, se të parin i kam dhënë kartën Koço Kokëdhimës dhe kontroversit Ben Blushi. Ndaj zgjidh me kë do të jesh’.
Sakaq, kryeministri Edi Rama iu përgjigj deputetëve të majtë se historia ka treguar se i mbijeton çdo dallge. “Pandi dha dy alternativa po ti mbahu fort pas Pandit, se historia ka treguar se i mbijeton çdo dallge, dhe mua më ka dal më mirë se ata që shkojnë sa andej këndej.”, tha Rama.