Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Majko: Aleanca me LSI-në duhet të vazhdojë

2017/02/01 at 9:46 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Majko: Aleanca me LSI-në duhet të vazhdojë

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, i tha sot “Zërit të Amerikës” se me akuzat e ngritura kohët e fundit ndaj qeverisë le të merret Prokurori i Përgjithshëm, nëse ai verifikon se në to ka diçka që vlen për t’u proceduar. Në një intervistë me gazetarin Ilir Ikonomi, deputeti socialist Majko foli për disa nga problemet e mprehta me të cilat përballet koalicioni i majtë, duke përfshirë edhe dështimin e qeverisë në frenimin e kultivimit të drogës. Ai ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e përvitshme “Mëngjesi i Lutjeve”.


Zoti Majko, ditët e fundit në Shqipëri ka patur zhvillime të tensionuara brenda shumicës, Ministri i Drejtësisë u shkarkua. Ndërkohë ai lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë për korrupsion, për lidhje me krimin, për vendime që merren – sipas tij – nën ndikimin e interesave të bizneseve të caktuara. Këto janë akuza mjaft serioze. A nuk meritojnë ato një hetim të posaçëm?
Kjo është një pyetje për Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës në qoftë se ai do të verifikojë që nga këto akuza ka diçka që vlen për t’u proceduar, mendoj që është në të drejtën e tij për ta bërë këtë. Megjithatë mendoj që shpesh metaforat në politikë keqkuptohen dhe mendoj se ne kemi të bëjmë pak a shumë me një histori të tillë. Në qershor ne kemi zgjedhjet dhe mendoj që aktualisht marrëdhënia e Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim është në një diskutim – si marrëveshje – nëse ne do ta vazhdojmë këtë apo jo. Unë jam partizan i të vazhduarit, prandaj në komentet e mia do të jem mjaft i rezervuar, ashtu siç bëjnë të gjithë kolegët e mi. Por normalisht akuzat, siç thashë, janë mjaft të rënda, do të meritonin të paktën ngritjen e një komisioni parlamentar. Nuk besoj se do të vlente shumë një komision parlamentar. Ai do të keqpërdorej dhe do të vihej në funksion të fushatës elektorale të qershorit. Mendoj se ai që duhet të flasë dhe të tjerët të dëgjojnë, është Prokurori i Përgjithshëm, i cili nëse vlerëson se në këto akuza ka diçka të vërtetë dhe të faktuar, të procedojë sipas ligjit në fuqi.

Por çfarë po ndodh brenda koalicionit tuaj? Edhe më parë LSI-ja ka bërë kritika të ashpra për qeverinë, sidomos për ministrin e brendshëm, kanë folur për ndikimin që policia mund të ketë në zgjedhjet e ardhshme. Duket qartë se marrëdhëniet janë të vështira dhe të tensionuara.
Nuk kemi thënë ndonjëherë që marrëveshja me LSI-në do të ishte një marrëveshje e lehtë, përkundrazi. Unë hyj tek njerëzit që kanë pasur rezerva, por tani bëj pjesë tek kategoria e njerëzve që mendojnë se vazhdimi i marrëveshjes është mjaft i dobishëm. Mjaft i dobishëm edhe në sensin e asaj që ka të bëjë me stabilitetin e vendit. Dhe në këtë këndvështrim mendoj se ia vlen që të dyja palët të ulen dhe më shumë se sa të komunikojnë nëpërmjet mediave, qoftë edhe me akuza, të ulen në një tavolinë dhe të diskutojnë së bashku, me transparencë, lidhur me ato që bëjnë mirë, dhe me ato që mund të bëjnë më mirë.

Më thoni ju lutem, përveç arsyes për të mbajtur pushtetin, çfarë arsyeje ka ky koalicion për të ekzistuar?
Ky koalicion filloi si arsyetim i marrjes së pushtetit, dhe do të vazhdojë si një arsyetim i mbajtjes së pushtetit. Dhe mendoj se në fund fare do të jenë votuesit shqiptarë ata që do të vendosin. Në këtë që sapo thashë e ndjej që ka një lloj cinizmi por mendoj se në kushtet në të cilat po zhvillohet politika në Shqipëri, ne do ta fillojmë nga stabiliteti, e para, dhe pastaj të diskutojmë standarde të natyrave të ndryshme. Unë nuk hyj tek pesimistët, por mendoj se krahas atyre që mund të konsiderohen si kritika të natyrshme pas tre vjet e gjysmë në pushtet, ka edhe arritje të cilat vlen të theksohen dhe në çdo rast këto do të jenë gjërat, të cilat do të diskutohen në publik dhe do të kërkohet vota e njerëzve. Ata që janë cinikë dhe mosbesues kanë të drejtën të mos votojnë alternativën e këtij koalicioni, apo alternativën e Partisë Socialiste, të tjerë do të bëjnë atë që kanë bërë në 2013-tën.
Është e qartë që në politikë ka mjaft cinizëm, por është e qartë gjithashtu se policia në Shqipëri ka dështuar në frenimin e dukurisë mjaft të ndjeshme për kultivimin e marijuanës. Sipërfaqja e mbjellë krahasuar me 2015 ishte gati 5 herë me e lartë, dhe thuajse çdo ditë po kapen sasi të mëdha marijuana si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali apo Greqi? Si e shpjegoni një dështim të tillë të qeverisë?
Nuk e fus veten tek ekspertët e policisë, prandaj dua të jem në përgjigjet e mia deri diku larg pritshmërisë së pyetjes suaj shumë teknike. Mendoj se është e vërtetë, në Shqipëri ka një fenomen, që është fenomeni i mbjelljes së hashashit, është një fenomen që ka krijuar goxha shqetësime në shoqërinë shqiptare dhe shqetësimi kryesor është se gjithë kjo para që del nga industria kriminale e hashashit, bie në duart e njerëzve që janë baza kriminale a një shoqërie. Dhe bërja e pasur e kësaj shtrese sigurisht që është një shqetësim i cili e tejkalon faktin që shkelet apo nuk shkelet ligji, në çfarë niveli në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Dhe mendoj se ky ka të bëjë me një nervozizëm të natyrshëm, por nuk besoj se ne mund të flasim këtu dhe vetëm për një bashkëpunim të policisë me këtë kastë kriminale që ekziston në Shqipëri, po flas lidhur me mbjelljen e hashashit, pasi akuza të tilla metaforika që policia po bashkëpunon, mendoj se duhen shmangur. Nëqoftëse do të flasim për dështim të policisë kemi histori me dështime të policisë këto 25 vjet sa të duash.

Por ju jeni të vetëdijshëm se fenomeni është mjaft i përhapur …
Absolutisht, fenomeni ekziston.

Dhe atëherë ju duhet të keni një koment të paktën për Klement Balilin, për moskapjen e tij. Ka kaluar një kohë kaq e gjatë…
Mendoj që kjo legjenda e Balilit është tepruar, është tepruar në sensin sepse ka kaluar dhe po i vihet si një llogari politikës, a thua se politika është ajo që merr vendime se duhet arrestuar dikush.

Po akuzat kryesore janë nëse ai ka mbështetje në rangjet më të larta të politikës…
Nëqoftëse ai ka mbështetje në rangjet e larta të politikës, kjo është shumë e lehtë për t’u vlerësuar sepse edhe sot që flasim, Prokurori i Përgjithshëm nuk është emërim i Partisë Socialiste, shefi i Shërbimit Informativ nuk është njeri që kontrollohet nga Partia Socialiste, aq më tepër pastaj për Presidentin e Republikës. Megjithatë unë jam kurioz të shikoj se si për herë të parë do të mblidhet Këshilli i Sigurimit. Besoj se në historinë e shumë shteteve kjo do të ngjallë interes, pasi do të mblidhet vetëm për një çështje: a arrestohet apo nuk arrestohet një individ, i cili ndiqet penalisht.

Jam kurioz gjithashtu të di se çfarë mendoni ju për administratën e re të Presidentit Donald Trump? Ai ka lëshuar disa urdhra ekzekutiv. Por cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë administrate?
Pritshmëria ime është ajo që ka qenë edhe me Presidentë të tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falë këtij bashkëpunimi 25 vjeçar, sidomos flas 25 vjeçarin e fundit, Shqipëria ka kuptuar dhe politika shqiptare në përgjithësi mendoj se ka kuptuar një gjë: Nuk është Presidenti që bën Amerikën, është Amerika që bën presidenti. Unë mendoj dhe jam optimist se me presidentit të sapozgjedhur ne do të kemi marrëdhënie shumë të mira, të lidhur me strategjinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me bashkëpunimin e vjetër dhe të ri që Shqipëria ka ofruar për politikën amerikane në rajon dhe janë disa gjëra të cilat ne na çojnë normalisht drejt të vërtetave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Amerikës, të cilat as i ka vënë njeri në dyshim, as mund t’i vendosë në dyshim.

Zoti Majko, ju ndoshta nuk e dini po sot është pikërisht 75-vjetori i themelimit të Zërit të Amerikës. Desha të kisha ndonjë mendim tuajin sepse ju keni qenë shpesh i ftuari ynë këtu. A kanë qenë pyetjet tona të vështira sa duhet?
Sa të duash kanë qenë të vështira. Unë të kërkova 10 minuta që të m’i tregoje pyetjet dhe nuk m’i tregove që nuk m’i tregove. E them këtë nisur nga ky moment mjaft familjar dhe që ne kemi gjetur tek Zëri i Amerikës, sigurisht ndonjëherë edhe duke kruajtur kurrizin pasi pyetjet e VOA janë të drejtpërdrejta dhe një standard i medias së lirë. Vazhdoni kështu siç jeni. Është një pasqyrë që kushdo që ka dëshirë ta shikojë veten ashtu siç është, ta shikojë. Ata që nuk kanë dëshirë ta shikojnë, është problemi i tyre jo i Zërit të Amerikës./VOA

 



Ju sugjerojmë

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
-U tha në Opinion

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

27 Maj, 2025 11:12 pm
Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
Bota

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

27 Maj, 2025 10:19 pm
SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Bota

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

27 Maj, 2025 10:17 pm
Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
Bota

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

27 Maj, 2025 10:07 pm
Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
Aktualitet

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

27 Maj, 2025 9:37 pm
Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

27 Maj, 2025 9:20 pm
Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Para
Basti i trefishtë i Theresa May, për Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe botën

Parlamenti Britanik mbështet qeverinë në zbatimin e Artikullit 50 për Brexit

Deklarata për 71 deputetët, Edi Rama: Janë interpretime, nuk i kam thënë!

A i është kërkuar shkarkimi i Saimir Tahirit? Ja përgjigja e kryeministrit Rama

Trëndafili i zi, shpirti latin i Tiranës

Trëndafili i zi, shpirti latin i Tiranës
















TE FUNDIT

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
27 Maj, 2025

Emisioni “Opinion” i kësaj të marte i dedikohet Artan Lames, që fatkeqësisht ndërroi jetë më 23 maj të këtij viti,...

Lexo më shumë

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
27 Maj, 2025

Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi. Emmanuel dhe Brigitte...

Lexo më shumë

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
27 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi...

Lexo më shumë

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
27 Maj, 2025

Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com