Majkëll Dagllas rrezikon të jetë sërish me kancer. Sipas zërave që qarkullojnë në rrjet mendohet se tek aktori 72-vjeçar është kthyer sërish sëmundja, nga e cila ka vuajtur që në vitin 2011. Sipas zërave të pakonfirmuar, Dagllas është parë në Bermuda për të përgatitur testamentin e tij. Ai është shumë i dhënë pas ishujve dhe ku do donte që hiri i tij të shpërndahej pas vdekjes.
Lajmi i precipitimit të sëmundjes është mohuar nga zëdhënësi i tij, që ka pohuar se nuk ka asnjë kthim të kancerit.