Limoni është një nga agrumet më të mira dhe të shëndetshme. Me të mund të bëni shumë gjëra, përveçse ta konsumoni si ushqim.
Limoni shërben si “ilaç” bukuria, ai trajton pikat e zeza por duke qenë i pasur me shumë vitamin C, ai i jep një shkëlqim të paparë fytyrës.
Nga ana tjetër limoni shpërben edhe për zbardhjen e dhëmbëve, përzieni pak sodë buke me limon dhe dhëmbët tuaj do të duken shumë të bardhë.
Limonin mund ta përdorni edhe për ti bërë më shkëlqyese flokët tuaj, hidhni disa pika limon në ujë dhe flokët do të shkëlqejnë shumë.