Ai është padiskutim koncerti më i famshëm në botë. Organizohet në sallën e artë vjeneze dhe arrin një audiencë në më shumë se 50 milionë njerëz, teksa transmetohet ccdo datë 1 Janar, në më shumë se 90 vende të botës.
Eshtë fjala për Koncertin Filarmonik të Vjenës, i cili sjell ccdo vit krijimet më të mirë të dinastisë Strauss dhe bashkëkohësve të tyre.
I nisur gjatë një kapitulli të errët të historisë së Austrisë në vitin 1939, ky koncert ka rritur ccdo vit popullaritetin e vet duke u kthyer në frymëzues të gëzimit dhe optimizmit për miliona njerëz në bot, të cilëve synon t’u përcjelle mesazhe shprese dhe paqeje
Personalitete të rëndësishme në botë, ndjekin live këtë koncert, në sallën e tij magjepsëse, veshur në flori, ku këtë vit spikati prania e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki -Moon.
Ky koncert, është ndër të paktat evente ndërkombëtare, që në Shqipëri transmetohej edhe gjatë periudhës komuniste duke mbetur si një pikë lidhjeje me perëndimin.