Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mafia shqiptare sundon tregun e kokainës në Amsterdam

2017/11/02 at 3:29 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mafia shqiptare sundon tregun e kokainës në Amsterdam

Mafia shqiptare po përbën një kërcënim gjithnjë e më të madh për Holandën. Ajo luan një rol të rëndësishëm në rrjetin e drogës të Amsterdamit.

Me bastisjen e 14 ndërtesave dhe arrestimin e 7 të dyshuarve, departamenti i hetimit kriminal në Amsterdam përfundoi një hetim intensiv, një vjeçar e gjysëm të një dege të madhe të një organizate kriminale shqiptare.

Departamenti holandez punoi në bashkëpunim me autoritetet italiane, të cilët kanë në ndjekje edhe më shumë shqiptarë të tjerë.

Rreth 100 të dyshuar, të gjithë shqiptarë u vëzhguan në investigimin e Amsterdamit. Gjatë bastisjes u gjetën tre armë zjarri, një granatë dore, dhjetëra kilogramë kokainë dhe shumë marijuanë.

Kokainë me cilësi të lartë

Shqiptarët janë të njohur se ofrojnë kokainë të cilësisë së shkëlqyeshme kundrejt çmimeve të mira. Ata janë të dhunshëm ndaj çdo konkurrenti tjetër.

Teksa në Itali paketat e kokainës që qarkullojnë janë 500-1000 kilogramëshe, policia e Amsterdamit ka gjetur kryesisht sasi më të vogla prej 30-40 kilogramësh.

Grupi, tashmë “i çmontuar” i Amsterdamit, operonte me mjaft saktësi dhe kishte ndërtuar ndarje të fshehta nëpër banesa e makina, me sisteme hidraulike, magnetike apo elektrike, për të fshehur drogën dhe paratë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët dominojnë gjysmën e tregut të kokainës; ata menaxhojnë të gjitha rrugët tregtare dhe kanë investuar fitimet e tyre të drogës në pasuri të paluajtshme dhe në industrinë e mikpritjes( si hotele apo rezorte).

Grupi që ishte aktiv në rajonin e Amsterdamit importonte kokainë, kryesisht nga Ekuadori, përmes porteve të Roterdamit, Antëerpit, Hamburgut dhe Bremenit, duke e shpërndarë atë nëpër Evropën Perëndimore dhe Britaninë e Madhe.

Shtëpi me garazhe të mbyllura

Anëtarët e organizatës së kapur kryesisht banonin në apartamente luksoze me garazhe të mbyllura, nga të cilët ata mund të hynin në shtëpi pa ngritur dyshime. Qiraja paguhej me para në dorë dhe shtëpitë ishin blerë me dokumentacione të falsifikuara.

Të dyshuarit, përmendnin gjatë përgjimeve fjalën “bukë”, që do të thotë kile të kokainës. Ata gjithashtu përdornin celularë të tipit Blackberry, të koduar për komunikim të brendshëm dhe ishin në dijeni të hetimeve të policisë.

Fakti se Shqipëria, e cila Departamenti i Drejtësisë e konsideron plotësisht të korruptuar, dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian është bërë shqetësim për hetuesit, zyrën e taksave dhe bashkinë.

Policia dhe Departamenti i Drejtësisë po diskutojnë mundësinë për rivendosjen e vizave Shengen për shqiptarët. Kriminelët shqiptarë martohen rregullisht me prostitutat rumune për të fituar të drejtën e qëndrimit në të gjithë Evropën Perëndimore.

Granata dore dhe kova me farë kanabisi

Ekipet SWAT të policëve të specializuar për raste me rrezikshmëri të lartë, arrestuan 7 të dyshuar në Amsterdam e në zonat përreth, dhe në një depo në Roterdam.

Në Amsteldijk dhe në lagjen Pijp, hetuesit dhe personeli ushtarak i specializuar në kërkimin e hapësirave të fshehura bastisën dyqanin e gomave të makinave Aroba, dyqan ky i vizituar shpesh nga i dyshuari kryesor – si dhe shumë kriminelë të tjerë të Amsterdamit.

Skuadra e Ministrisë së Mbrojtjes shkatërroi një granatë dore, ndërkohë që u gjetën 7 kova me farë kanabisi dhe disa cigare hashashi të përgatitura. Ata gjithashtu gjetën pajisje që përdorej për të “spastruar” veturat nga “çimkat” që policia mund t’i vendoste për përgjime.

Në Roterdam, policia zbuloi një depo që ruhej nga dy shqiptarë, ku fshiheshin dhjetëra kilogramë kokainë.

Botuar në Het Parool, në shqip: Exit.al

Ju sugjerojmë

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
Rajoni

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

15 Korrik, 2025 5:36 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15 Korrik, 2025 5:16 pm
IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Para
Shtatzënia e Kate ndryshe nga çfarë e prisnim, princesha do të sjellë në jetë binjakë

Shtatzënia e Kate ndryshe nga çfarë e prisnim, princesha do të sjellë në jetë binjakë

755 të mitur të pashoqëruar nga Kosova kërkuan azil në BE

Gjermanisë i zhduken 30 mijë azilkërkues

Ushtari i Habilajve mohon akuzat: S’kam lidhje me trafikun e drogës

Ushtari i Habilajve mohon akuzat: S'kam lidhje me trafikun e drogës

TE FUNDIT

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
15 Korrik, 2025

Në njërën prej deklaratave më provokative prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
15 Korrik, 2025

Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në...

Lexo më shumë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
15 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektoi nga afër një nga sportelet e dedikuara për asistencë...

Lexo më shumë

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
15 Korrik, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se vende si Brazili, Kina dhe India mund të përballen me sanksione...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com