Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mafia dhe burokracia/ A mund të parandalohej tragjedia në Genova?

2018/08/16 at 12:03 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Mafia dhe burokracia/ A mund të parandalohej tragjedia në Genova?

Për vite me radhë, shumë persona kanë qenë të shqetësuar se ura Morandi do të shembej herët ose vonë. Qytetarët, arkitektët dhe inxhinierët kishin folur të gjithë publikisht, ashtu siç kishin bërë, ndoshta në mënyrë sekrete, një ose dy politikanë të zonës.

Për shumë njerëz, kjo ishte vetëm një çështje kohe. Por kur ajo u shemb, nën një rrëke shiu duke vrarë dhjetëra njerëz, “ferri” i zakonshëm politik u aktivizua, me partitë që akuzonin njëra-tjetrën ndërkohë që qeveria i vuri gjithë fajin kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e autostradës, në kërkim të një krimineli.

E vërteta e hidhur është se tragjedia mund të ishte shmangur. Shiu nuk kishte të bënte fare me të. Katastrofa ishte për shkak të “një gabimi njerëzor”, sipas Prokurorisë së Xhenovës.

Ura, si shumica e rrugëve dhe autostradave në Itali, kishte nevojë për një ndërtim nga e para dhe jo sepse ishte ndërtuar dekada më përpara. Ka ura që datojnë që në kohën e Romës së Lashtë dhe ende qëndrojnë të forta.

Ura Morandi e Xhenovës, nga ana tjetër, ishte në fund, kishte nevojë konstante për riparime, që për fat të keq konsistonin vetëm në ndryshime të vogla, si të rregullosh pjesët e një makine të papërdorshme në vend që të blesh një të re.

Nuk iu dha kurrë një ndryshim i plotë, pavarësisht se dihej që ajo kishte nevojë urgjente për vëmendje.

Planet për një autostradë alternative nuk kanë marrë vëmendjen e duhur, ndërsa njohuritë e duhura teknike mund ta kishin parandaluar përkeqësimin e urës.

Tani e dimë se materialet e përdorura për ta ndërtuar atë ishin të vjetëruara dhe të papërshtatshme për të përmbushur nevojat e rritjes së qarkullimit të automjeteve.

Trafiku, veçanërisht në veri, është rritur ndjeshëm që kur ura u ndërtua në vitet 1960.

Gjatë viteve, ajo ishte kthyer në një ndër kryqëzimet kryesore të autostradës në Itali, duke lidhur rajonet e ndryshme me Francën.

Infrastruktura moderne është vendimtare për zhvillimin dhe sigurinë e çdo vendi, por duket se ky nuk është një prioritet i lartë në Itali.

Pas tragjedisë, Matteo Salvini, zëvendëskryeministër i Italisë dhe kritik afatgjatë i BE-së, shkroi: “Nëse ka kufizime evropiane që na pengojnë të shpenzojmë para për të siguruar shkollat ku shkojnë fëmijët tanë ose autostradat ku kalojnë punëtorët tanë, ne do të zgjedhim sigurinë e italianëve para të gjithëve dhe gjithçkaje”.

Por e vërtëta është se fondet publike të destinuara për të modernizuar ose ndërtuar të reja janë caktuar, por zakonisht nuk shpenzohen kurrë. Paratë janë aty, por ne nuk dimë çfarë të bëjmë me to.

Italia mbetet nën mesataren europiane pasi nuk ka investuar plotësisht fondet e BE-së që kanë për qëllim mbështetjen e projekteve të infrastrukturës.

Investimet në infrastrukturë mund të jenë të vështira për t’u arritur. Mund të duhen vite, madje edhe dekada, për të ndërtuar ndonjë gjë, dhe jo për shkak të rregullave të rrepta fiskale të Evropës që kufizojnë shpenzimet. Ky është vetëm një justifikim i kotë.

Një qeveri e sapozgjedhur është në gjendje të “zhbëjë” planet kyçe të infrastrukturës të miratuara nga një qeveri e mëparshme thjesht për shkak të “ndryshimit të prioriteteve”. Hartat e rrugëve ndryshojnë çdo herë që një parti e re apo partitë e reja vijnë në pushtet.

Burokracia e tepërt është një pengesë tjetër që nuk lejon që projektet infrastrukturore të zbatohen plotësisht në Itali.

Pastaj vjen mafia. Korrupsioni i zyrtarëve publikë dhe infiltrimi i grupeve kriminale në tenderët publik ngadalëson përmirësimin e infrastrukturës publike italiane.

Autostrada që shkon deri në pikën jugore të Italisë, quajtur “Rruga e Gangsterëve”, mori pothuajse 50 vjet për t’u përmirësuar dhe përfunduar për shkak të hetimeve të vazhdueshme. Hetimet mbi ngjarjen e Xhenovës do të marrin kohën derisa të zbulojnë fajtorin. Por çfarë do të ndodhë gjatë kësaj kohe?

Ndoshta, autoritetet italiane mund të fillojnë hartimin e të gjitha sferave kritike dhe të përcaktojnë një plan serioz të infrastrukturës afatgjatë që nuk hiqet pas pak vitesh nga një qeveri e re.

Siç e kemi parë këtë javë, vonesa në përmirësimin e infrastrukturës nuk është vetëm mungesë përgjegjshmërie, por mund të jetë vdekjeprurëse.

/Silvia Marchetti, CNN

Përshtati: tvklan.al

Etiketa: shembjeura morandi

Ju sugjerojmë

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Para
FOTO/ AKU mbyll baxhon e djathit në Shkodër, thirrje marketeve e restoranteve: Mos mbani produkte pa etiketë

FOTO/ AKU mbyll baxhon e djathit në Shkodër, thirrje marketeve e restoranteve: Mos mbani produkte pa etiketë

Kjo është bima e konsumuar në masë në Amerikën e Jugut, nga e cila përjeton pragun e vdekjes

Kjo është bima e konsumuar në masë në Amerikën e Jugut, nga e cila përjeton pragun e vdekjes

Detaje/ Si mbërriti gomonia e vjedhur në Shqipëri mes rrymave të rrezikshme, pronari: 5 mijë euro shpërblim për ta gjetur

Detaje/ Si mbërriti gomonia e vjedhur në Shqipëri mes rrymave të rrezikshme, pronari: 5 mijë euro shpërblim për ta gjetur

TE FUNDIT

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
31 Janar, 2026

Miroslav Lajçak, një nga figurat më të njohura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit...

Lexo më shumë

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
31 Janar, 2026

Në Torino, një efektiv i policisë nga një repart mobil u rrethua dhe u sulmua nga një grup antagonistësh gjatë...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
31 Janar, 2026

Më 18 dhjetor 2025, forcat e policisë italiane evakuuan dhe bllokuan qendrën sociale Askatasuna në Corso Regina Margherita 47, një...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
31 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com