Pas njoftimit të presidentit të Francës Emmanuel Macron për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, ka reaguar duke përshëndetur vendimin e Macron.
“Ky votim historik tregon se kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë. Ne jemi gati të marrim pushtetin nëse francezët na japin besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme kombëtare,” shtoi ajo.
Emmanuel Macron njoftoi shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe shpalli zgjedhjet parlamentare për 30 qershor pas fitores gjithëpërfshirëse të partisë së Marine Le Pen.