Emmanuel Macron ka ditur të marrë më të mirën nga takimi me presidentin kinez Xi Jinping. Pas takimit zyrtar të dy përfaqësive në Pallatin Elize, Kina ka porositur nga qeveria franceze 290 avionë Airbus A320 dhe 10 avionë A350, me një vlerë totale prej 30 miliardë dollarësh.
Airbus është një kompani shumëkombëshe, por ndërtimi përfundimtar i avionëve bëhet në Tuluzë të Francës dhe në Hamburg të Gjermanisë.
Gjithashtu Emmanuel Macron njoftoi se dy qeveritë do të bashkëpunojnë edhe në projekte të tjera pilot, në fushën detare, në atë të infrastrukturës, energjisë dhe ambientit në kuadër të projektit ambicioz kinez për “Rrugën e Mëndafshit”./Opinion.al