Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Macron: Marrëdhëniet gjermano-franceze ‘zemra e Evropës’

2024/05/27 at 8:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Macron: Marrëdhëniet gjermano-franceze ‘zemra e Evropës’

Emmanuel Macron dëshiron t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve me Gjermaninë, me vizitën e parë shtetërore të një presidenti francez në 24 vjet.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Berlin me bashkëshorten e tij Brigitte për një vizitë shtetërore treditore. Presidenti Macron dhe Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, theksuan në fillim të takimit të tyre rëndësinë e marrëdhënieve midis Francës dhe Gjermanisë për Evropën.

“Marrëdhëniet gjermano-franceze janë qendrore për Evropën, ato janë të nevojshme që Evropa të ecë përpara”, tha Macroni të dielën pasdite gjatë një debati me Steinmeier në Festën e Demokracisë, që shënon 75-vjetorin e Kushtetutës gjermane në Berlin.

Macroni është i vetmi i huaj i ftuan në Festën e Demokracisë në Berlin. Sipas Zyrës së Presidentit Federal, qëllimi ishte të theksohej e veçanta e marrëdhënieve midis Gjermanisë dhe Francës.

“Kur Gjermania dhe Franca janë dakord, shumë gjëra ende mund të arrihen në Evropë”, tha Steinmeieri. Presidenti i Gjermanisë theksoi se festimi i 75-vjetorit të Ligjit Bazë së bashku me Macron është gjithashtu “provë e thellësisë së miqësisë gjermano-franceze”. “Ne duam ta bëjmë këtë vizitë një festë të vërtetë”, tha Presidenti Federal.

Në mesditë, kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi aleancën e ngushtë me Presidentin francez në disa projekte kyçe të BE. Në dialogun me qytetarët në Festën e Demokracisë, Scholzi tha se kishte krijuar një “aleancë” me Macron-in për të nisur një bashkim funksional të tregjeve të kapitalit në BE. Objektivi kryesor është të sigurohet që paratë e kursyera në Evropë të investohen më shpejt dhe më shumë në vendet e BE.

Macroni paralajmëron për rrezikun nga forcimi i nacionalistëve

Macroni paralajmëroi në Berlin për rrezikun që paraqet forcimi i nacionalistëve në Evropë. “Po të kishin qenë ata në pushtet, ne nuk do të kishim vaksina (…) dhe do të kishim braktisur Ukrainën për të mbështetur Rusinë,” tha ai, duke iu referuar pandemisë së koronavirusit dhe fillimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Ka një “magjepsje me autoritarizmin”, paralajmëroi Macroni. “Jetojmë në një moment ekzistencial në Evropë,” shtoi ai. “Unë sinqerisht besoj se Evropa mund të vdesë,” theksoi Macroni.

Macron i quajti marrëdhëniet gjermano-franceze qendrore dhe ‘zemrën e Evropës’. Ai kundërshtoi përshtypjen se motori gjermano-francez i Evropës ka ngecje. “Kjo nuk është e vërtetë. Ne po avancojmë,” tha presidenti, sipas përkthimit zyrtar.

Në një sesion pyetje-përgjigje në mediat sociale me të rinjtë këtë muaj, Macroni i kërkoi Scholz-it ndihmë, kur u pyet nëse “çifti” franko-gjerman ende funksiononte. “Përshëndetje të dashur miq, rroftë miqësia franko-gjermane!” tha Scholzi në frëngjisht në një video të Macronit në platforën X. “Faleminderit Olaf! Jam shumë dakord me ty,” u përgjigj Macroni në gjermanishte të qartë.

Në mbrëmje, Steinmeieri do të organizojë një banket shtetëror për Macronin në Pallatin Bellevue, ku do të marrë pjesë edhe kancelari Olaf Scholz. Steinmeier do të presë presidentin francez me nderime ushtarake. Të dy krerët e shteteve do të shpallin gjithashtu në mënyrë simbolike fillimin e verës sportive gjermano-franceze, e karakterizuar nga Kampionati Evropian i Futbollit dhe Lojërat Olimpike.

Vizita e parë e Macronit në Lindje të Gjermanisë

Macroni mbërriti në Gjermani në orët e para të pasdites, për vizitën e tij shtetërore treditore, e cila do ta çojë edhe në Dresden. Kjo do të jetë vizita e parë e Macronit në landin e Saksonisë, një nga pesë lindore gjermane, veç Berlinit. Të hënën, Macroni do të mbajë një fjalim para të rinjve përpara Frauenkirche në Dresden dhe të martën ai do të marrë Çmimin Ndërkombëtar të Paqes Vestfalike në Münster, përpara se të takohet me kancelarin Olaf Scholz (SPD) dhe me ministra të të dy qeverive në Pallatin Meseberg, pranë Berlinit.

Kjo është vizita e parë zyrtare shtetërore e një presidenti francez në Gjermani pas 24 vjetësh dhe vetëm e gjashta në histori.

Në maj të vitit të kaluar, Macron e shtyu vizitën shtetërore për shkak të trazirave në Francë. /DW

Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
Para
Thellohet bilanci, 35 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve në Rafah

Thellohet bilanci, 35 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve në Rafah

Salla e mbushur plot me flamujt kuqezi, Rama ndan pamjet nga takimi në Milano

Rama publikon pamje nga takimi me shqiptarët në Itali: Shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë

Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova

Aksident në aksin Bradashesh-Elbasan, dy të plagosur

TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com