Presidenti francez Emmanuel Macron i ka quajtur qesharake pretendimet e ministrit rus të Mbrojtjes Sergey Shoigu se Ukraina dhe Franca mund të kenë luajtur një rol në sulmin e muajit të kaluar në sallën e koncerteve ‘Crocus Hall’ në Moskë.
Fjalët e Macron erdhën një ditë pas një telefonate midis ministrave të Mbrojtjes së Francës dhe Rusisë, e cila çoi në deklarata divergjente nga të dyja palët.
Njëra deklaratë e ministrisë ruse të Mbrojtjes thoshte se Shoigu i tha homologut të tij francez Sebastien Lecornu në lidhje me sulmin në Moskë, se ‘regjimi i Kievit nuk bën asgjë pa miratimin e udhëheqësve të tij perëndimor’ dhe ‘shpresojmë që shërbimet speciale franceze të mos jenë të përfshira’.