Presidenti francez Emmanuel Macron ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, ku në sulmin e 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Nga Tirana, Macron tha se kanë pezulluar vizat për Kosovën, ndërsa u bëri thirrje palëve që të ulen sërish në dialog.
“Ne e ndjekim me vigjilencë tensionet që mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që është i fortë dhe i mirë. Presim të respektohet nga dy palët. Përgjegjësia e Vuçiçit të dënojë prerazi aktet e 24 shtator, se kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi. Presim nga Kosova dhe Serbia, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat, pjesëmarrja e serbëve, njohjen e asociacionit nga Kosova. Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Osmani dhe Kurti. Ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, fjala nuk po mbahet pres të angazhohen dy palët. Është kusht i paqes në të gjithë zonën”, tha Macron.