Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Lezhë. Policia bën me dije se një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të fundit Sh. M., 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Ngurrëz, Lushnjë.
“Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sh. M,”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.