Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje. 65-vjeçarja H. Topi është përplasur nga një mjet tip “Audi A6” me taga “AB 257 SM” teksa po kalonte rrugën duke shkuar për në punë në fshatin Barbullinjë të Lushnjës.
Drejtuesi i automjetit Aleksandër Miho, pas ngjarjes është dorëzuar vetë në komisariatin e Lushnjës. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe e drejtuesit te mjetit.