Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në lagjen “18 Tetori” të Lushnjës.
Mësohet se një person rreth 82 vjeç, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu, vajzën e tij, rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.
Shtetasja, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.